Drejtori Huncosky u shpreh tepër i lumtur për vizitën e tij në Kosovë dhe se ka kënaqësinë e veçantë që ndërtimi i kampit rinor po ecën sipas dinamikës së paraparë.
Ai falënderoi ministrin Gashi për gatishmërinë dhe seriozitetin e treguar në kuadër të këtij bashkëpunimi dhe konfirmoi mbështetjen e YMCA e SHBA-së për rininë më Kosovë edhe për vitet në vijim.
Ndërsa ministri Gashi, e informoi në hollësi përfaqësuesin amerikan për projektin në Pjetërshan. Ministri theksoi se ndërtimi i kampit rinor do jetë një mundësi e mirë për zbatimin e programeve rinore.
Ministri Gashi e ka njoftuar edhe me politikat dhe vendimet e marra nga ana e MKRS-së në të mirë të rinisë. Ai veçoi themelimin për fondin për rininë, si dhe potencoi se buxheti për rininë ka pasur një rritje të konsiderueshme.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019