Me këtë rast ministri Matoshi ka thënë se këtë projekt mjaft të rëndësishëm, por të vonuar për Shtimen, ministria që ai drejton këtë vit po e financon me 120 mijë euro. Ai vlerësoi se pjesë e prioriteteve të tij gjatë mandatit si ministër ka qenë përkrahja e komunave në shtimin e zonave të gjelbra dhe mirëmbajtjen e tyre.
“MMPH për të inkurajuar komunat në përmirësimin e gjendjes se mjedisit, së bashku me GIZ-in ka lansuar grantin e performancës ku komunat që i japin prioritet mjedisit, punojnë në avancimin e gjendjes së mjedisit do të shpërblehen me grante në formë projektesh”, ka deklaruar Matoshi.
Ndërsa, kryetari Ismajli ka falënderuar ministrin Matoshi, për financimin e këtij projekti duke shtuar se për këtë projekt do të ndajnë mjete financiare edhe nga komuna që ai drejton.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019