“Rregullimi i shtratit të lumit Desivojcë - Shipashnicë në vlerë 700.000 euro, granti “Ta pastrojmë Kosovën”, në vlerë 150.000 euro, administrimi i banesave në bashkëpronësi, në vlerë 50.000 euro si dhe pastrimi i zonave emergjente dhe kritike në vlerë 10.000, janë 4 projekte tjera që MMPH po i financon në Kamenicë krahas edhe 3 projekteve tjera që janë në realizim e sipër me financimin e MMPH-së”, deklaroi ministri Matoshi.
Ai u shpreh optimist që procedurat e tenderimit dhe kontraktimit të përfundojnë sa më shpejt dhe të fillojnë punët në këto projekte.
Ndërsa, kryetari Kastrati falënderoi ministrin Matoshi dhe vlerësoi se këto projekte janë shumë të rëndësishme dhe do të realizohen me sukses.
Ndryshe, projektet në vlerë totale prej 910.000 euro që do të financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të implementohen nga Komuna e Kamenicës dhe ato do të përmirësojnë kushtet e jetesës për banorët e komunës.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019