Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 21.03.2023 03:51

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected]com apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​MSU Karabinieri përfundon projektin e renovimit të Shtëpisë së Paqes në Bec

Gjakovë | 12/09/2019 18:32

Kontingjenti MSU Karabinieri në Prishtinë, përmes Team Cimic (bashkëpunimi ushtarak civil), sot në Bec të Gjakovës, ka përfunduar projektin e rëndësishëm të ristrukturimit të sistemit të ngrohjes të institutit parashkollor Shtëpia e Paqes, të menaxhuar nga rendi i murgeshave basiliane.

Projekti i përgjigjet kërkesës specifike të shkollës, ku janë të pranuar rreth pesëdhjetë fëmijë pa dallim religjioni e etnie.

Puna e rinovimit përfshinte sistemin e ngrohjes së institutit, me zëvendësimin e radiatorëve të ndryshëm dhe përbërësve  tjerë të nevojshëm për funksionimin e tij.


“Me këtë ngjarje ne synojmë të konsolidojmë dhe ringjallim frymën e vëllazërimit  dhe bashkëpunimit aktiv  midis forcave të vendosura nga MSU Carabinieri  dhe të gjithë kontingjentet si KFOR dhe NATO dhe popullatës së Kosovës, për të garantuar mbështetje adekuate për zonën lokale, institucione që kërkojnë përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve, duke filluar me të rinjtë”, thuhet në komunikatë.


Në këtë ceremoni mori pjesë komandanti  i Regjimentit të karabinierëve MSU (njësia speciale multinacionale) kolonel Ruggiero Capodivento, përfaqësues  të  regjimentit, skuadra Cimic që ka ndjekur zhvillimin e punëve, stafi i institutit, banorë lokalë dhe nxënësit e vegjël.


Vlera e donacionit është rreth 4000 euro, financuar nga C.O.I. nga Roma brenda kornizës së Masterplanit 2019.

 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress