Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 08.04.2020 01:23

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Në 28-vjetorin e sulmit të parë ndaj familjes Jashari, kryetari Bekim Jashari apelon për unitet

Prishtinë | 30/12/2019 12:37

Me rastin e 28-vjetorit të sulmit të parë të forcave serbe ndaj familjes Jashari, Ditës së Veteranit, Komuna e Skenderajt, bashkë më Shoqatat e dala nga lufta, OVL-UÇK-së, kanë bërë homazhe te varrezat e Jasharajve në Prekaz, në nderim të jetës së veprës së kësaj familje dhe të rënëve tjerë për lirinë e Kosovës.

Pas homazheve kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka ndarë kujtimet e tij nga sulmi i pari i forcave serbe mbi familjen Jashari.

“28 vite me parë , ishte një ditë me e  ftohtë se kjo, me borë, me acar, me forca të shumta  por që deshi zoti, bashkë me shumë qytetarë që kishin ardhur nga qytetet tjera të Kosovës, dita përfundoi me sukses, edhe pse pati shumë të lënduar e të arrestuar, dhe dita ditës radhët e UÇK-së shkuan duke u forcuar e mobilizuar dhe ja ku jemi sot”, tha ai.

Jashari nga Prekazi ka apeluar që të jemi më të bashkuar dhe të punojmë për gjeneratat e reja, duke mos harruar të kaluarën tonë të lavdishme.

“Sot kemi nevojë me qenë bashkë, për të ndihmuar njeri-tjetrin, të punojmë për këtë vend, për gjeneratat e reja, sepse e kemi borxh, e kemi obligim dhe njëkohësisht mos të harrojmë të kaluarën, duke e kujtuar dhe duke bërë nderime sepse kush e harron të kaluarën ajo mund të përsëritet”, u shpreh ai.

Hysni Gucati, kryetari i OVL-UÇK-së, duke folur për sulmin e parë ndaj familjes Jashari dhe ditën e veteranit  ka thënë se  kjo është një ditë e madhe sepse tregon që shkëndijat e para janë ndezur mu në këtë vend, ku jemi sot në Prekaz.

Këtë ceremoni e kanë madhështuar moto klubi “Veteranët e UÇK-së”, të ardhur nga vende të ndryshme nga Kosova dhe diaspora. 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress