Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 07.07.2020 11:05

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Në MPJ u bë dorëzim-pranimi i detyrës ministrore

Prishtinë | 04/02/2020 17:01

Foto nga arkiva

Ministri i ri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, sot pranoi detyrën ministrore nga tashmë ish-ministri Behgjet Pacolli, i cili gjatë mandatit të kaluar qeverisës mbante edhe pozitën e zëvendëskryeministrit të parë.

Pas ceremonisë së dorëzim - pranimit të detyrës ministrore, ish-ministri Pacolli dhe ministri Konjufca u prononcuan për media. 

Ish-ministri Pacolli shprehu besimin e tij se ministri Konjufca do ta kryejë punën edhe mirë edhe me përgjegjësi, ndërsa tha se do të vazhdojë të kontribuojë gjithmonë për shtetin e Kosovës.

“Kam punuar me të gjitha kapacitetet e mia, kam bërë aq sa kam mundur dhe sa kam ditur. Asgjë nuk kam kursyer. Këtu i keni të dokumentuara të gjitha ato që kam bërë, bashkë me rekomandimet”, tha ish ministri Pacolli derisa ia dorëzoi raportin pasardhësit të tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ministri i ri Konjufca tha se akti i dorëzimit me ceremoni është tregues se shteti i Kosovës po maturohet.

“Ndryshimi demokratik i pushtetit ndodh në krejt botën, dhe në këtë kuptim duhet ta përshëndesim një akt të tillë”, tha ministri Konjufca.

Pas përfundimit të ceremonisë së dorëzim-pranimit të detyrës ministrore, Konjufca dhe Pacolli, kanë zhvilluar edhe një takim pune së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Drejtorin e Përgjithshëm dhe drejtorët e departamenteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress