Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 25.05.2020 10:42

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Në Winterthur të Zvicrës shënohen festat e nëntorit dedikuar tragjedisë në Shqipëri

Prishtinë | 10/12/2019 12:49

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me shoqërinë kulturore artistike “Dardania” me datën 30 nëntor në Winterthur të Zvicrës, kanë shënuar aktivitetin përfundimtar për “Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë”.

Aktiviteti ishte i karakterit human për shkak të tragjedisë së 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

Në këtë manifestim kulturor morën pjesë një numër i madh i bashkatdhetarëve që veprojnë në këtë qytet dhe përfaqësues nga MKRS-ja. Po ashtu, i pranishëm ishte edhe kryetari i qytetit te Winterthurit.

Drejtoresha për arsim dhe kulturë nga MDIS Maliqe Hashani iu drejtua të pranishmeve, duke i falënderuar për kontributin që ata kanë dhënë në vazhdimësi për ruajtjen e kulturës gjuhës dhe traditës shqiptare.

Ajo ka theksuar se festat e nëntorit këtë vit nuk janë pritur me festë dhe ashtu siç ishin planifikuar, por që uron që shpejt Shqipëria ti kthehet normalitetit.

Ndërsa kryetari i Shoqërisë artistike “Dardania”, Shefqet Cakolli përshëndeti të pranishmit, duke shprehur falënderim të veçantë për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, e cila si bashkorganizatore e këtij projekti ka mbështetur në vazhdimësi aktivitetet kulturore që ka realizuar shoqëria artistike “Dardania”.

Pikërisht për këtë “Dardania” ndau mirënjohje për MDIS-in. 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress