Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 30.05.2020 04:23

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Nënshkruhen kontratat e para të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”

Prishtinë | 10/12/2019 15:47

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, sot ka nënshkruar kontratat e para në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”, i financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Me nënshkrimin e këtyre kontratave, Lekaj theksoi se zgjerimi i kapaciteteve rrugore, ndikon në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale të qytetarëve të Kosovës.

Këto dy kontrata janë nënshkruar me punëkryerësit e zgjedhur për zgjerimin e hyrjes së Prizrenit, me gjatësi 4 kilometra dhe rehabilitimin e rrugës Gjilan-Kllokot, me gjatësi 11 kilometra. Kosto e tyre është rreth 9 milionë euro. Ndërsa, në proces e sipër është zgjerimi i rrugës në hyrje të Gjilanit dhe Ferizajt.

Projekti “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës” në total ka një buxhet prej rreth 29 milionë euro, huamarrje nga BERZH.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress