Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, tha se me objektin e ri do të krijohen kushte më të mira për procesin mësimor.
“Kjo shkollë nuk ka plotësuar kushtet, madje është një prej shkollave më të vjetra në territorin e Ferizajt dhe kjo është edhe arsyeja që ka qenë kërkesë e kahmotshme, por ju siç e dini ka qenë këmbëngulja jonë, Komunës së Ferizajt, sipas kërkesës së komunitetit, këshillit të fshatit, prindërve dhe falënderoj Qeverinë e Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, insistimin e tij që përmes procedurave parlamentare të bëhet pjesë e buxhetit," tha Aliu.
Projekti në vlerë 1.3 milionë euro, financohet nga Ministria e Arsimit dhe ofron kushtet e volitshme e rrit cilësinë në arsim, për njërën ndër objektet më të vjetra shkollore, si kjo e shkollës "Naim Frashëri" në Zaskok.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019