“Fëmijët nuk janë një objekt i prindërit, kujdestarit apo mësuesit, por janë njerëz me të drejta të plota që gëzojnë të drejtën për një mbrojtje të veçantë për shkak të moshës së tyre”, thuhet në reagim.
Lëvizja Demokratike kërkon masa të menjëhershëm të Komunës së Ferizajt dhe të merren masa ndaj mësuesit.
“Njësitë e Mbrojtjes së fëmijës pranë bashkive dhe komunave duhet të identifikojnë rastet e tilla të dhunës në institucione dhe të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës”, thuhet më tej në reagim.
Ndryshe, Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës e ka shpallur ndëshkimin trupor të paligjshëm, duke sanksionuar se fëmija mbrohet nga çdo formë e dhunës, përfshirë ndëshkimin trupor dhe trajtimin poshtërues e denigrues.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019