Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 21.03.2023 02:26

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Pacolli takohet me ambasadorin e ri të Norvegjisë, Jens Erik Grondahl

Prishtinë | 11/09/2019 13:03

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë, njëherësh shefi i diplomacisë së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Norvegjisë në Prishtinë, Jens Erik Grondahl, duke i shprehur mirëseardhje në vendin tonë.

Në takim të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Ministri Pacolli vuri në dukje marrëdhënien bilaterale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Gjatë takimit, ministri Pacolli ka konfirmuar vullnetin e Kosovës për thellimin e mëtejmë të raporteve miqësore ndërmjet dy vendeve.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress