Pas kërkimeve të vazhdueshme të familjes janë gjetur eshtrat e tij dhe janë kthyer dje në vendlindje, ndërsa sot është bërë rivarrimi i tij.
Në ceremoninë e rivarrimit, krahas familjarëve, miqve dhe afërmve të tjerë, morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit dhe përfaqësues të subjekteve politike në Malishevë.
Kryetari Begaj tha se shqiptarët me shekuj i ka përcjellë ky fat, që të zhduken në luftëra të ndryshme, ku shumë prej tyre, nuk janë gjetur asnjëherë, por Rifatin e ka thirr toka e vet dhe falë këmbëngulësisë së familjes, është gjetur dhe u kthye që eshtrat e tij të prehen në tokën ku ka lindur.
Ndërsa Prenk Gjetaj tha se adresa e këtyre krimeve është Beogradi zyrtar që vazhdon t’i mbajë të fshehur gjurmët e krimeve, andaj ftoi ndërkombëtarët që të ushtrojnë presionin e tyre për zbardhjen e të gjitha rasteve të krimeve dhe t’i tregojnë se ku i kanë varrosur të vrarët.
Ndryshe, në Komunën e Malishevës, nga lufta e fundit vazhdojnë të jenë të zhdukur edhe 38 persona.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019