Shumica e pullave promovojnë dhe nderojnë personalitete dhe ngjarje të rëndësishme kombëtare të popullit dhe shtetit të Kosovës.
Po ashtu, pullat postare të Filatelisë së Postës së Kosovës bartin edhe pamje të florës dhe faunës së vendit tonë, qyteteve, trashëgimisë së pasur kulturore e fetare, si dhe arritjeve të mëdha të sportit kosovar.
“Ndonëse e re, Filatelia e Postës së Kosovës ka të arritura të mëdha. Ne krenohemi me fondin e pasur të pullave postare dhe vlerat e tyre. Si dëshmi e punës së suksesshme janë edhe shpërblimet në konkurse të ndryshme ndërkombëtare. Disa herë jemi renditur më lartë se shumë Administrata Postare të vendeve më të zhvilluara të botës që kanë traditë qindravjeçare në filateli”, ka deklaruar kryeshefi ekzekutiv i Postës, Shefqet Avdija.
Në tetor të vitit 2017, pulla postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë” është zgjedhur pulla më e bukur postare në botë, e tematikes religjioze, në një konkurs i mbajtur në Veronë të Italisë.
Pulla të tjera, siç është “Evropa 2016 – Mendo gjelbër”, po ashtu janë shpërblyer me çmime në vende të ndryshme evropiane.
Ndryshe, Filatelia e Postës së Kosovës është themeluar më 15 mars të vitit 2000, kur edhe u emetua edicioni i parë i pullave postare që kishte si tematikë promovimin e paqes.


Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019