Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 19.10.2020 06:17

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Përfundon ushtrimi “Partnerët 19“

Prishtinë | 19/11/2019 13:22

Batalioni i Parë i Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK-së, në nivel të Kompanisë, në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, Komunën e Kamenicës dhe njësitë e tyre emergjente kanë realizuar ushtrimin fushor “Partnerët 19“.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit kanë arritur një bashkëpunim të shkëlqyer në shkëmbimin e  përvojave në procesin e planifikimit dhe menaxhimit të ushtrimeve të tilla. 

Ushtrimi është realizuar në periudha të ndryshme kohore. Në Komunën e Vitisë është mbajtur  nga data 4 deri 8 nëntor, ndërsa në Komunën e Kamenicës nga data 11 deri 15 nëntor. Pjesë e  këtij ushtrimi, në rol vëzhgues, ishin edhe Komuna e Kllokotit dhe ajo e Artanës, me qëllim të informimit dhe familjarizimit me skemën e mobilizimit dhe reagimit të përbashkët në situata emergjente. 

Ushtrimi me autoritetet civile është planifikuar dhe ekzekutuar sipas Planit të Reagimit Kombëtar dhe Sistemit të Integruar të Emergjencave, dokumente këto obliguese për bashkëveprim në situatat të ndryshme të emergjencave civile. 

Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë edhe njësitë e specializuara të Gardës Kombëtare, Skuadra e Kërkim-Shpëtimit, EOD-ja,  MKABK-ja dhe K9-ta.







Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress