Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 30.05.2020 03:55

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Policia në Mitrovicë shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve’

Mitrovicë | 21/11/2019 12:53

Në shënim të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, policia në Mitrovicë, kanë organizuar një ligjëratë me nxënësit e klasave të nënta të shkollës fillore ‘Skënderbeu’ në Mitrovicë.

Ligjërata e mbajtur me nxënës u realizua në bashkëpunim me OJQ-në “Save dhe Chldren”, ku temë ligjërimi dhe bashkëbisedimi ishte respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë paraqitur dhe promovuar vlerat me të cilat policia çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm i zbaton në fushën e respektimit dhe mbrojtjes së fëmijëve.

Bashkëpunimi me OJQ-të dhe mekanizmat e tjerë ndërinstitucionalë është domosdoshmëri e rrugëtimit të përbashkët në përmbushjen e  objektivave dhe përgjegjësive ndaj të drejtave të fëmijëve.

Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të barabarta dhe gjithëpërfshirëse, është dhe mbetet përkushtimi i vazhdueshëm i Policisë së Kosovës.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress