Në shënim të këtij aktiviteti morën pjesë struktura policore nga niveli qendror rajonal dhe lokal, kryetari i komunës së Vushtrrisë, përfaqësues të pushtetit lokal, banorë e përfaqësues të fshatit Prelluzhë dhe fshatarëve përreth.
Si model praktik në kuadër të këtij projekti është caktuar zona e fshatit Prelluzhë e komunës së Vushtrrisë, fshat ky me komunitet të përzier, me ç’rast në këtë lokalitet është vendosur tabela me mbishkrimin “Vrojtuesit e lagjes”. Vendosja e kësaj pllake synon të rrisë objektivat e përbashkëta, siç është parandalimi dhe zvogëlimi i nivelit të krimit, rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit, në identifikim dhe raportim për çështje të sigurisë publike.
Banorët dhe përfaqësuesit e komunitetit mirëpritën shtrirjen e këtij projekti, ku ndër të tjera u tha se ky projekt rrit dhe fuqizon bashkëpunimin e ndërsjellë. Njëherësh u zotuan se do të vazhdojnë me qasjen e përbashkët në identifikim dhe parandalim të dukurive negative në këtë zonë.
Ishte vlerësim i përbashkët se çdo bashkëpunim me Policinë në komunitet është çelësi për zgjidhjen e çështjeve që reflektojnë në sukses të përbashkët dhe siguri më të madhe për qytetarët.
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019