Rreth 200 vullnetarë për pesë ditë (25-29 shtator) do të bisedojnë me qytetarë duke shkuar derë më derë në mbi 15 komuna të Kosovës, përfshirë komunat serbe, për të diskutuar me gratë dhe burrat votues mbi rëndësinë e votimit të më shumë grave në zgjedhjet e 6 tetorit.
Këto aktivitete janë vazhdimësi e vizitave që RrGK tashmë ka bërë në disa qytete.
Përmes këtyre vizitave, përfaqësuese të organizatave anëtare të RrGK-së u kanë shpërndarë qytetarëve broshura, dhe kanë bashkëbiseduar me ta për rëndësinë e zgjedhjes së më shumë grave në parlament.
Në fillim të këtij takimi, Igballe Rogova, drejtore ekzekutive e RrGK-së ka njoftuar të pranishmit se përmes kësaj fushate po kërkohet barazi për përfaqësim në parlament.
“Meqenëse partitë politike nuk po e zbatojnë Ligjin për Barazi Gjinore ku kërkohet 50% përfaqësim i barabartë, atëherë falë kësaj fushate qytetarët kanë mundësi që të votojnë për më shumë gra në parlament dhe në këtë mënyrë të zbatojnë këtë ligj”, tha Rogova.
RrGK inkurajon të gjithë qytetarët që të votojnë për gratë të cilat do të përfaqësojnë më së miri interesat e qytetarëve në kuvend, si dhe do të luftojnë për arritjen e barazisë gjinore.
Ndryshe, fushata realizohet si pjesë e nismës “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë”, si dhe mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë.
Organizatat që mbështesin RrGK-në në realizimin e kësaj fushate janë:
ATO- Vushtrri
Aureola- Obiliq
Alma- Pejë
Bliri- Drenas
Qendra e Grave për Zhvillim Rural- Novobërdë
Qendra për Edukim dhe Zhvillim- Elita - Lipjan
Femrat Aktive të Gjakovës- Gjakovë
Handikos Mitrovica- Mitrovicë
OJQ Drugëza- Skenderaj
Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës (OPDMK) - Prizren
Organizata për Reforma Lokale (Euloc)- Viti
Psikoterapeutët në Veprim- Gjilan
Ruka Ruci- Uglarë
Shoqata e Pavarur e Gruas-Hareja- Rahovec
Shoqata Iniciativa e Grave- Dragash
Shoqata për Edukim dhe Përkujdesjen e Familjes (ShEPF)- Gjakovë.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019