Në këtë festival marrin pjesë ansamble nga e gjithë bota, ndërsa “Shota” është i vetmi ansambël shqiptar që do të jetë në garë më 17 shtete pjesëmarrëse Rumania, Turqia, Polonia, Çekia, Egjipti, Kenia, Bolivia, Ekuadori, Paraguai, Kolumbia, Meksiko, Indonezia, Uzbekistani, Malajzia, Tailanda dhe Palau.
Festivali i cili përveç garës kryesore të përformancës së përgjithshme, përfshinë edhe kategori tjera garuese në defile në rrugë dhe përformanca individuale, është njëkohësisht mundësi e shkëlqyeshme qe bota të njihet me kulturën shqiptare përmes “Shotës”.
“Cheonean Folklore and Dance Festival”, mbështetet nga Ministria e Kulturës, Sportit dhe Turizmit të Koresë, është një ndër festivalet më të mëdha në këtë vend dhe njëkohësisht anëtar i FIDAF (Federation of International Dance and Art Festivals).
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019