Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 01.10.2020 04:15

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Të shtunën rivarrosen heronjtë e kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani

Prishtinë | 19/11/2019 17:46

Katër heronjtë e kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu, Agron Rrahmani, do të rivarrosen kësaj të shtune në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në lagjen “Velania” në Prishtinë.

Prej orës 10:00 deri në ora 11:30 bëhen homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa prej orës 12:00 mbahet një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Prej orës 13:00 mbahet ceremonia e rivarrimit në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në “Velani” - Prishtinë afër Adem Demaçit.

Aktivitetet bëhen nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës kohë më parë ka miratuar vendimin për rivarrimin e dëshmorëve të kombit, dhe propozim-vendimi për rivarrimin e heronjve Afrim Zhitia, Fahri dhe Bahri Fazliu, si dhe Agron Rrahmani, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në “Velani”, para festës së 28 Nëntorit të këtij viti.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress