Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka theksuar se krahas sheshit, brenda këtij viti ose edhe në përvjetorin e pavarësisë me 17 shkurt të vitit të ardhshëm, shpreson të përurohet edhe shtatorja e Krasniqit.
“Krahas shtatores së komandantit Adem Jashari, dhe sheshit ‘Hasan Prishtina’, mozaikut të personaliteteve që dhanë gjithçka për lirinë e vendit në qytetin e Vushtrrisë po i shtohet edhe sheshi dhe shtatorja e atdhetarit Ahmet Krasniqi”, ka thënë Tahiri me rastin e vënies së gurthemelit të këtij sheshi.
Përveç qytetarëve vushtrrias, familjarëve e bashkëluftëtarëve të Ahmet Krasniqit, në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe përfaqësues politikë dhe institucionalë të Komunës së Vushtrrisë.
Ndryshe, ceremonia është zhvilluar me rastin e 21 vjetorit të vrasjes së Ahmet Krasniqit.

Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019