Punimet për rregullimin e hapësirës dhe infrastrukturës në këtë qendër kanë filluar në muaj gusht dhe po vazhdojnë me një intensitet të lartë, më qëllim që të jetë sa më parë funksionale dhe në shërbim të qytetarëve.
Ministri Yagcilar tha se përmes kësaj qendre synohet që të ofrohen shërbime më të mira për qytetarët e regjionit të Prizrenit, ku do të ofrohen shërbimet të cilat ofrohen nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal.
Veç kësaj, ministri Yagcilar pohoi se MAP-i do të vazhdojë krijimin e qendrave tjera dhe në disa komuna, për të përfshirë më pastaj të gjitha regjionet e Kosovës.
Agjencia e Shoqërisë së Informacionit dhe Departamenti i Inxhinieringut janë të përkushtuar që kjo qendër të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme infrastrukturore dhe qasje për ofrimin sa më të mirë të shërbimeve për qytetarët, duke mundësuar ofrimin e rrjetit shtetëror, ndërlidhjen e sistemeve dhe ofrimin e shërbimeve në mënyrë elektronike.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019