Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 21.03.2023 03:00

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Zgjerohet rrjeti i kanalizimit në Gurishtë të Malishevës

Malishevë | 10/09/2019 15:21

Në kuadër të realizimit të projekteve për vitin 2019, në fshatin Gurishtë është duke u realizuar projekti i zgjerimit te rrjetit të kanalizimit, përkatësisht është në përfundim e sipër zgjerimi me 1200 metra kanalizim.

Punimet në realizimin e këtij projekti, i ka parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe përfaqësues të fshatit.

“Ne jemi duke u munduar që ti plotësojmë të gjitha nevojat qukanë banorët, sidomos në infrastrukturë, në këtë rast, në rregullimin rrjeteve të kanalizimeve. Sisteme të kanalizimeve nuk kemi pasur asnjëherë në vendbanimet e Malishevës, dhe tani gradualisht jemi duke i rregulluar në tërësi, në të gjitha vendbanimet”, tha nënkryetari Berisha.

Në këtë fshat, i cili është karakteristik për shkak të konfiguracionit, sistemi i rrjetit të kanalizimit ka qenë i ndërtuar në pjesën më të madhe, ndërsa një pjesë e fshatit ka qenë pa rrjet të kanalizimit.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress