Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 06.02.2023 03:33

Ketu publikohen komunikatat dhe njoftimet. Kosovapress nuk merr pergjegjesi per permbajtjen e tyre. Nese deshironi te publikoni, kontaktoni ne [email protected] apo ne nr. Tel. +377 (0) 45 723 045

​Zhiviq: Programi për Integrimin socio-ekonomik, në përputhje me ligjin për bujqësi

Prishtinë | 19/09/2019 16:05

Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, reagoi ndaj deklaratës së zëvendësministrit të Financave, Bojan Stojanoviq, lidhur me “Programin për Integrimin Socio - Ekonomik të Fermave të Vogla në Komunitet", në të cilën deklaratë thuhet se kishte shumë pasaktësi dhe të pavërteta, duke keqinformuar kështu publikun e gjerë dhe duke krijuar konfuzion tek fermerët që presin mbështetje nga kjo ministri.

Në deklaratën e tij, gjatë ditës zëvendësministri i Financave Stojanoviq, kishte deklaruar se MBPZhR-ja ka shpallur program për mbështetje të fermerëve, e që sipas tij kjo është bërë në mungesë të buxhetit për këtë program.

“Me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve dhe opinionit, ministrja  në detyrë e MBPZhR-së, Dijana Zhiviq, sqaron se ‘Programi për Integrimin Socio - Ekonomik të Fermave të Vogla në Komunitet’,  për të cilin është hapur thirrja për aplikim më 18 shtator, është hartuar duke u bazuar në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 03/L-098, si dhe Plotësim Ndryshimit të Ligjit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 04/L-090 dhe i cili sipas saj ka qenë i planifikuar edhe në buxhetin e këtij viti”, thuhet në komunikatë.

Për hartimin e këtij programi, ajo njofton se MBPZhR-ja ka punuar gjashtë muaj vazhdimisht, në mënyrë që krahas programeve tjera, të ofrojnë një program mbështetës edhe për fermerët e vegjël, që edhe ata të zhvillojnë dhe zgjerojnë veprimtaritë e tyre bujqësore.

Ndër tjerash, ministrja sqaron më tej se që nga fillimi i mandatit të saj e deri më tani, mbetet e përkushtuar vazhdimisht për mbështetjen e fermerëve, duke u bazuar në programin për bujqësi dhe zhvillim rural, e të cilat hartohen duke u bazuar në ligjet dhe udhëzimet administrative në fuqi, e për të cilat buxheti planifikohet shumë me herët. Po ashtu, ajo sqaron se Buxheti i Ministrisë është një dokument publik që të gjithë palët e interesuara mund të shohin.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural më 18 shtator 2019 ka hapur thirrjen për aplikim në “Programin për Integrimin Socio - Ekonomik të Fermave të Vogla në Komunitet",  më një buxhet prej 3 milionë euro.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress