Lajmin e kanë bërë të ditur Plisat, përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se sot Plisat, Prishtina dhe kombëtarja jonë, do të kenë një anëtar më pak.
Njoftimi i plotë i Plisave:
Pas një beteje disa ditore për jetë, sot Plisat, Prishtina dhe kombëtarja jonë, do të kenë një anëtar më pak.
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se Genc Gara pak orë më parë ka ndërruar jetë. Ditë më parë Genci u godit nga një makinë në Fushë Kosovë. Për varrimin e të ndjerit do t'ju njoftojmë me kohë.
Ngushëllime familjes, miqve dhe Plisave!
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019