Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur në ora 19:19, pranë fshatit Zajm të Klinës.
Ai ka njoftuar se aksidenti është shkaktuar mes një veture me pasagjer dhe një motoçiklete, ku një person ka pësuar lëndime të rënda.
Ibraj ka shtuar se i lënduari G.Z. 2001, ka ndërruar jetë deri sa transportohej për në Spitalin Rajonalë të Pejës, i cili në spital ka arritur pa shenja jete.
Policia ka arrestuar të dyshuarin për aksident./KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019