Përzgjedhja është bërë nga një staf profesional duke i shikuar gjithsejtë2654 filma artistik dhe 264 filma dokumentar për mjedisin. Sipas një komunikatë të organizatorëve të këtij festivali, janë përzgjedhur të shfaqen gjithsejtë 37 filma, 6 filma artistik të metrazhit të gjatë, 26 filma artistik të metrazhit të shkurtër dhe 5 filma dokumentar për mjedisin.
“Festivalin Ndërkombëtar të Filmit "Bridge Film Fest" do e nderoj Marko Caka dhe njëherit do e hap këtë Festival. Paraprakisht, do të mbahet një konferencë për media me Caken, në ambient të hapur afër Urës Kryesore mbi lumin "Ibër" me datë 16 Shtator nga ora 17:00.Njëkohësisht ju njoftojmë që Festivalin do ta nderoj me prezencën e tij edhe Ambasadori i Ambasadës Norvegjeze, Jan Braathu i cili do të mbaj një fjalim para audiencës. Kurse Festivali do të hapet me filmin "Battalion", film i prodhuar nga kompania e madhe e filmit "Columbia Picture", nga regjisori i njohur rus Dmitry Meskhiev”, thuhet në komunikatë.
Sipas organizatorëve, për herë të parë në Mitrovicë do të shfaqen filma në mesin e urës kryesore mbi lumin "Ibër" më datë 19 Shtator nga ora 19:30. /Kosovapress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019