Juria ishte në përbërje të Ridvan Slivoves, fotograf, Kushtrim Ternava, fotograf dhe Leonora Arifi, shefe e divizionit për informim në MBPZHR.
Sipas njoftimit, dhjetë fotografitë më të mira do të shpërblehen financiarisht.
Vendi i parë do të shpërblehet me 800 euro, vendi i dytë me 500 euro dhe vendi i tretë me 300 euro.
Ndërkaq nga vendi i katërt deri të vendi i dhjetë do të shpërblehen me nga 100 euro.
Të gjitha 100 fotografitë do të përfshihen në një album promovues për bujqësinë në vend.
Në ditët e ardhshme, çmimet do t’iu ndahen edhe zyrtarisht fituesve si dhe do të promovohet albumi me fotografi. Ky është edicioni i dytë i kësaj gare./KosovaPress/
Në këtë link janë të gjitha fotografitë e perzgjedhura nga juria: http://www.mbpzhr-ks.net/sq/toka-jone-2016








Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019