Në faqen Leximtarët, ata kanë treguar librat me të cilët filluan vitin 2019. Ajo çka bie në sy te përzgjedhja e tyre, është dominimi i letërsisë së huaj në krahasim me atë shqiptare.
Nga shkrimtarët shqiptarë, ata kanë zgjedhur Kadarenë, Qosjen e Kongolin, kurse nga shkrimtarët e huaj prijnë Dostojevski, Pamuku e Kundera.
Në vazhdim gjeni disa nga librat me të cilën lexuesit shqiptarë e nisën këtë vit:
Tre shokë – Erich Maria Remarque
Unë jam e kuqja – Orhan Pamuk
Kur sunduesit grinden – Ismail Kadare
Idioti – Fyodor Dostoyevski
Të mjerët – Victor Hugo
Harry Potter – J.K. Roëling
Ne të tre – Fatos Kongoli
I ringjalluri i penduar – Rexhep Qosja
Shakaja – Milan Kundera
Fëmijët e mesnatës – Salman Rushdie
Kur dashuronte Suani – Marcel Proust
Hija e erës – Carlos R. Zafon
Alef – Paulo Coelho
Tri bijat e Evës – Elif Shafak
Ndërkohë, ata kanë treguar edhe numrin e librave të cilin synojnë ta lexojnë brenda këtij viti, e që sillet rreth 10-60 libra për vit. /Kosovapress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019