Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 18.05.2022 05:16

    ​​ Nesër shpërblehen profesionistët e teknologjisë

    Tiranë | 14/05/2015 14:49

    Nesër në Tiranë do të mbahet mbrëmja gala ku do të shpërndahen çmime për profesionistët e shquar, udhëheqësve të suksesshëm, inovatorëve, profesionistëve dhe yjeve në ngritje të cilët me kontributin e tyre kanë lënë gjurmë në fushën e Teknologjisë Informatike dhe Komunikimit.

    Sipas organizatorëve, Albanian ICT Awards është ngjarje mbarëkombëtare që vlerëson individët dhe të arriturat individuale në fushën e TIK.

    “Këtë vit gara është e hapur në shtatë kategori të cilat përfshijnë një spektër të gjerë grup-moshash duke filluar nga mosha 14 vjeç me talentët dhe yjet në ngritje e deri tek akademikët 65 vjeç. ICT Awards i kushton një rëndësi të veçantë Alumni Winners, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë dhe kujdes në zhvillimin e mëtejshëm të projekteve të tyre, përmes promovimit në media, bashkëpunimit me sponsorë etj. Mbrëmja Gala ku do të shpërndahen çmimet është planifikuar të mbahet nesër, në Hotel Sheraton, Tiranë, duke filluar nga ora 18:30. Mbrëmja është me të ftuar special nga mbarë trevat shqiptare, ku të gjithë profesionistët bëhen bashkë në një mbrëmje festive gala. Në mbrëmje do të ketë surpriza të shumta, ku do të kenë rast të flasin shumë personalitete dhe ekspertë të shquar, anëtarë të jurisë, përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve nga Shqipëria dhe Kosova”, thuhet në një njoftim të organizatorëve./Kosovapress/

    Loading...
     

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress