Sipas një raporti të Klan Kosovës, në këtë ngjarje nuk po merr pjesë asnjë arkeolog nga Kosova.
Pjesa që i ngjanë një luleje thuhet se ishte vendi i pagëzimeve.
Shefi i ekipit të arkeologëve që e zbuloi këtë vend, turku Haluk Cetinkaya po beson se këtu ishte ndërtuar Kisha më e vjetër në botë dhe jo vetëm në Ballkan.
"Një pjesë e Kishës u zbulua më 2013, sivjet e kemi zbuluar të tërën. Është ndër më të vjetrat ndonjëherë të zbuluara. Jam i bindur, sipas testeve shkencore, kjo faltore u kushtohet dy shenjtëreshave Florit dhe Laurit që e kanë prejardhjen nga Konstandinopoja, pra Stambolli i tashëm", tha Cetinkaya.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019