“Kërcënime të tilla si ky që ka bërë drejtori i Inteligjencës Financiare Dardan Nuhiu kanë qëllim direkt ngufatjen e lirisë së shprehjes dhe pengimin e kryerjes së punës nga mediet dhe gazetarët në Kosovë.
Andaj, AGK-ja, kërkon nga organet kompetente që të nisin procedurat ligjore e disiplinore kundër Dardan Nuhiut, sepse kërcënimi i një gazetari, për më shumë i një publicisti siç është Astrit Gashi, është i papranueshëm për shoqërinë tonë”, thuhet në njoftimin e sotëm të AGK-së.
Drejtuesi i portalit “Blic” Gashi ka bërë mbrëmë, në faqen e tij në Facebook, një denoncim për Nuhiun, duke pohuar se ky i dyti i ka bërë “thirrje telefonike me mesazh dhe ton kërcënues”, me fjalët “a e din se çfarë ke publikuar dhe cilat janë pasojat? Do ta shohësh!”.

Arsyeja, sipas Gashit, ka qenë publikimi te mediumi i tij i një dokumenti për transaksionet financiare të kandidatit kryeprokuror të shtetit Aleksandër Lumezi./KosovaPress/
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019








