Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 12.07.2020 05:02

​Albulena Haxhiu deklarohet rreth emrit të mandatarit

Prishtinë | 20/01/2020 12:16

Foto nga arkiva

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti nuk ka shkuar sot te presidenti Hashim Thaçi për t’u dekretuar si mandatar për formimin e qeverisë së ardhshme.

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, ka thënë se jo më vonë se 15 ditë, kandidati i kësaj partie duhet të paraqesë përbërjen e Qeverisë para Kuvendit.

Ajo në një postim në Facebook shkruan se këto ditë janë shans ideal për të marrë vendimin historik në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

“Sot, dorëzuam emrin e mandatarit. Mandatari ynë do të jetë ai që ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët e Republikës sonë më 6 tetor, Albin Kurti. Për të jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor, ne kemi bërë shumë kompromise. Është radha që LDK, të tregojë se e do vërtetë ndryshimin”, shkruan Haxhiu.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress