Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 27.02.2020 06:51

​​Ambasadori Grenell flet për perspektiven ekonomike të Kosovës

Prishtinë | 22/01/2020 21:01

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke zhvilluar një takim në Prishtinë me emisarin special të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

Në deklarimin për media, që ishte në fillim të takimit, Thaçi dhe Grenell kanë qenë të kujdesshëm në deklaratat e tyre.

Deri sa presidenti Thaçi ka theksuar se roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm në arritjen e paqes dhe stabilitetit mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Grenell pohoi se nuk do të dëshironte të flasë për çështjet politike dhe çështje tjera të brendshme të Kosovës. Ai foli për avancimin ekonomik të Kosovës, në hapjen e vende të punës dhe mundësimin e kushteve për investime nga komuniteti i bizneseve amerikanë dhe evropianë.

Vizita e ambasadorit Grenell realizohet pas arritjes së marrëveshjes për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Kjo marrëveshje për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, është cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe është përshëndetur nga liderët në Kosovë, Serbi, si dhe nga ndërkombëtarët, raporton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress