Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 17.08.2022 12:05

    ​Anulohet protesta në Pejë

    Prishtinë | 26/03/2014 09:40

    (I plotësuar) Protesta kundër vrasjeve e cila ishte paraparë të mbahet sot në Pejë është anuluar. Sipas organizatorëve kjo protestë do të mbahet të premten.

    Protesta me moton ‘nesër mund të jesh edhe ti’, kishte për qëllim ndaljen dhe hetimin vrasjeve nga institucionet e sigurisë në Kosovë.

    Ndryshe, të shtënat me armë zjarri, kishin ardhur nga persona të panjohur nga vetura në lëvizje “Jeep Cherokee”, ngjyrë ari me targa regjistrimi vendor, ku kishin mbetur të vrarë Valdet Kelmendi dhe Fazli Bajraktari, ndërsa, ishin plagosur V. Mala, B.Lajqi, G. Kelmendi, P. Gashi , D. Berisha, F. Dervishi, të gjithë kalimtarë rasti. Ndërkohë , nga të plagosurit, katër janë liruar nga spitali rajonal në Pejë dhe dy mbesin të hospitalizuar, por jashtë rrezikut për jetë.
    ..................................................
    Protestë kundër vrasjeve në Pejë

    E MËRKURË, 26 MARS 2014 07:20 | KOSOVAPRESS
    Pas vrasjes sw dy persona dhe plagosjes sw gjashtë të tjerëve në Pejë, sot në këtë qytet do të organizohet një protestë kundër vrasjeve që kanë ndodhur në këtë pjesë që nga paslufta e deri tash.


    Protesta do të fillojë nga ora 13:00 nga qendra e qytetit dhe do të vazhdojë deri te Stacioni i Policisë së Kosovës, ku ditë më parë familja Kelmendi, protestojë së bashku me kufomën e vrarë.

    Loading...
     

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress