Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 27.03.2023 03:34

    ​​“Babadimri Ekziston” gëzon fëmijët e shtrirë në QKUK

    Prishtinë | 22/12/2015 14:52

    Fëmijët e shtrirë në klinikën e Pediatrisë, Psikiatrisë dhe Kirurgjisë në QKUK i janë gëzuar sot dhuratave që për ta i kishte dërguar iniciativa “Babadimri Ekziston”. Iniciativë kjo e cila po organizohet për herë të dytë duke gëzuar dhe ndihmuar kështu qindra fëmijë dhe familje në nevojë.

    Iniciativa vullnetare “Babadimiri Ekziston” ka mbledhur para, rroba dhe gjësende tjera të ndryshme, që disa prej tyre në formë të dhuratave i ka dërguar tek fëmijët e shtrirë në pediatri.

    Nita Zeqiri, vullnetare e kësaj iniciative tregoi për KosovaPress se në këtë vit është rritur mbështetja krahasuar me vitin e kaluar.

    Përveç fëmijëve që janë të vendosur në pediatri,psikiatri dhe kirurgji së bashku me projektin MAT dhe kryqin e kuq “Babadimri Ekziston” do të ndihmojë edhe fëmijë të tjerë që janë në gjendje të rëndë ekonomike.

    “Babadimri ekziston, sivjet i ka mbledh shumë dhurata duke i përfshirë veshje, rroba për fëmijë për të rritur të moshave të ndryshme, lodra të panumërta, libra të ndryshme edhe gjithashtu edhe fonde të ndryshme monetare të cilët kanë dhuruar njerëz të ndryshëm për të blerë dhurata për fëmijë. Sivjet kemi paketuar 1400 dhurata kemi shtuar numrin për 400 dhurata më shumë, po i shpërndajmë në pediatri, psikiatri të fëmijëve, kirurgji të fëmijëve sot dhe pastaj në bashkëpunim me MAT projektin dhe kryqin e kuq duhet ti shpërndajmë edhe dhurata tjera nëpër familje të cilat janë me kushte ekonomike të dobëta dhe do të mundohemi që ti gëzojmë fëmijët”,tha ajo.

    Ndërsa Muharrem Avdiu drejtor i klinikës së pediatrisë tha se këta fëmijë e meritojnë më së shumti që të vizitohen.

    “Para kamerave duhet të dalin donatorët ata që u ka rënë në mend që ekziston klinika e pediatrisë, e që janë fëmijët këtu fëmijët e sëmur, fëmijët tanë dhe këta fëmijë që meritojnë me u vizitu edhe meritojnë me ja u bë më të lehtë qëndrimin në klinikën e pediatrisë.....Të mirat për fëmijët këtu janë gëzimi më i madh i joni”, tha Avdiu.

    Iniciativa “Babadimri Ekziston”, vitin e kaluar ka bërë dhurata për fëmijët e shtrirë në klinikën e Pediatrisë në QKUK, si dhe për fëmijët e familjeve që jetojnë tek “Fusha e Pajtimit”, ata që jetojnë në të ashtuquajturën “Lagjja e Kuvajtit” dhe tek disa familje në lagjen Kolovicë të Prishtinës. Aktivitetin e tyre e patën përfunduar me shpërndarjen e dhuratave në shtëpinë e pleqve./KosovaPress/

    Loading...
     

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress