Në këtë takim me studentët, u tha mes tjerash, se BE-ja përkrahë Kosovën në përmirësimin e cilësisë së arsimit, nga planifikimi strategjik, infrastruktura, teknologjia, trajnimi i mësimdhënësve dhe administrate, bursat në universitetet evropiane dhe pjesëmarrja në programe të avancuara.
Apostolova tha se pa kulturë evropianët po rrezikojnë të fshijnë shumë të përbashkëta dhe histori të ndryshme në shumë vende.
Sipas studimit të ndërgjegjësimit evropian të zhvilluar në Kosovë në vitin 2017, për qytetarët e Kosovës, arsimi është përparësia e tretë, në lidhje me programet e Bashkimit Evropian të themeluara në Kosovë.
Shefja e Zyrës së BE-së theksoi se problemi në sektorin e arsimit ka ndikim negativ në zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik të vendit dhe ndikon edhe në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Sipas saj, transparenca dhe rregullat e qarta në të gjitha nivelet arsimore janë një domosdoshmëri për më të mirët dhe më të zgjuarit që kanë mundësinë për të dhënë kontributin e tyre në Kosovë./KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019