Daviet këto deklarata i bëri në një ligjëratë për studentët e Universitetit “AAB”, me Temën “Politika e jashtme e Francës.
Gjatë kësaj ligjërate Daviet tregoi edhe njëherë për mbështetjen që Franca i ka dhënë Kosovës që nga marrëveshja e Rambujes dhe që po vazhdon ende. Sipas saj pavarësia e Kosovës është rrjedhojë e një procesi të gjatë të bisedimeve dhe për këtë Franca është njëra ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e saj.
Daviet konfirmoi edhe njëherë se ndihma e Francës për Kosovën, në rrugën e integrimeve evropiane do të jetë e vazhdueshme.
Përveç garantimit të mbështetjes së shtetit të saj për Kosovën, Daviet qytetarët e Kosovës i konsideron të ngjashëm më qytetarët e Francës, në lidhje më me të qenit kritik ndaj Qeverisë së vendit.
Në këtë ligjëratë i pranishëm ishte edhe analisti Nexhmedin Spahiu, i cili situatën aktuale politike në Kosovë e cilësoi krizë e cila sipas tij tani më po thellohet me zgjedhjen e presidentit të vendit.
Duke u lidhur më situatën politike ambasadorja Daviet, tha se Kosova duhet t’i përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë dhe se gjendja e shtetit sipas saj tani varet nga qytetarët dhe politikanët e saj.
Ajo procesin e dialogut me Serbinë e cilësoi të rëndësishëm për mbrojtjen e interesave kombëtare të Kosovës.
Përveç raporteve jo të mira me Serbinë Daviet problem të theksuar në Kosovë e sheh edhe korrupsionin.
Në mënyrë që shteti të ketë një sistem më të mirë qeverisës Daviet tha se qytetarët zgjedhin se çfarë sistemi duna ta ken në vendin e tyre, çoftë atë të ngjashëm me të Francës që ajo e konsideron që sjell stabilitet apo ndonjë më të përshtatshëm për qytetarët./KosovaPress/
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019