Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 27.02.2020 06:47

​Dekretimi për mandatar, Kurti nuk shkon te Thaçi

Prishtinë | 20/01/2020 12:10

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh pretendenti për kryeministër, Albin Kurti i është përgjigjur negativisht ftesës së sotme të presidentit Hashim Thaçi për të dekretuar si mandatar për kryeministër.

I pari i vendit, pas dorëzimit të mandatarit mëngjesin e sotëm për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, përmes një letre e ka ftuar Kurtin që në orën 12:00 të ditës sotme të dekretojë atë si mandatar për shefin e ekzekutivit.

Por ka kaluar ora 12:00, dhe Kurti ende nuk është shfaqur në ambientet e Zyrës së Presidencës. KosovaPress është duke qëndruar në ambientet e Kuvendit, derisa as Zyra e Presidentit dhe as zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë të pa qasshëm për të konfirmuar, apo jo takimin e sotëm./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress