Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 22.02.2020 01:19

​Dhurohen çelësat e 10 shtëpive të reja për familjet nevojtare në Lipjan

Prishtinë | 22/01/2020 15:41

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me hoxhën Halil Kastrati kanë bërë shpërndarjen e çelësave të 10 shtëpive që janë ndërtuar në territorin e Komunës së Lipjanit për familjet me nevojë.

Me këtë rast i pari i Lipjanit, Imri Ahmeti tha se sot ndihemi mirë që sot gëzojmë 10 familje dhe ndihemi mirënjohës që ndaj shoqatës bamirëse “Jetimët e Ballkanit” me hoxhë Halil Kastrati që ka bërë një punë të shkëlqyeshme në Lipjan.

Ahmeti po ashtu ka pohuar se edhe këtë vit do të vazhdojmë t’i ndihmojmë familjet me nevojë në të gjithë territorin lipjanas.

Ndërsa hoxhë Halil Kastrati është shprehur mirënjohës ndaj Ahmetit dhe Komunës së Lipjanit për gatishmërinë për t’i ndihmuar familjet, duke shpresuar se edhe vitin 2020 do të vazhdojë bashkëpunimi me Komunën e Lipjanit.

Kujtojmë se ndërtimi i këtyre shtëpive u mundësua nga bashkëfinancimi i Komunës së Lipjanit dhe shoqatës bamirëse “Jetimët e Ballkanit”.

Përfituesit e këtyre shtëpive janë shprehur tejet falënderues dhe mirënjohës ndaj Komunës së Lipjanit dhe shoqatës bamirëse “Jetimët e Ballkanit” që jetësuan ndërtimin e këtyre shtëpive.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress