Këngëtarja Shkurte Fejza, me lot në sy u mundua të flas për Nehxmije Pagarushën, për të cilën tha se ka lënë prapa këngët më të bukura shqipe.
Remzije Osmani, këngëtarja e cila dikur ishte nderuar me një çmim nga Nexhmije Pagarusha, tha se ndarja nga jeta e bilbilit të këngës shqipe është humbje për të gjithë shqipfolësit.
Këngëtarë e artistë të tjerë u nënshkruan në librin e kujtimeve për Nexhmije Pagarushën dhe ngushëlluan familjarët të cilët po presin në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Motrat Mustafa thanë se Nexhmije Pagarusha u nda vetëm fizikisht, meqë sipas tyre, ajo do të jetë përjetësisht në zemrat e tyre.
Familjarët e Nexhmije Pagarushës kanë hapur dyert në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku sot gjatë gjithë ditës do të presin miq e bashkëpunëtorë për ngushëllime./KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019