Familja e saj ka njoftuar se e pamja për Nexhmijen do të mbahet në Teatrin Kombëtar, ndërsa varrimi i saj do të bëhet në fshatin Pagarushë të Malishevës, në një ceremoni familjare.
Sipas protokollit të familjes, e pamja hapet në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë nga ora 08:00 deri në 17:00 nga data 08.02.2020. Nderimet e fundit këngëtares i bëhen më 09.02.2020.
Njoftimi i plotë i familjes Pagarusha:
Njoftim !
Njoftohen i gjithe populli Shqiptar qe me datë 08.02.2020 sipas protokolit familjar hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë prej ores 08:00 deri 17:00.
Me datë 09.02.2020 do të mbahen homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar me ç’rast qytetarët do të mund ti japin nderimet e fundit.
Ne oren 11:00 fillon mbledhja komemorative në po të njejtin objekt-teatrin kombetar
4.
Ne ora 14:30 do të bëhet varrimi në fshatin Pagarushe,Malisheve me rrethin e ngusht familjar sipas amanetit të saj të fundit
E pamja me këtë rast vazhdon edhe per dy ditë dhe atë me datë 10-11.02.2020 poashtu ne hollin e Teatrit Kombetar ne Prishtine me fillim ne ora 08:00 – 17:00.
Kërkojmë mirekuptimin e te gjithë atyre që ndajnë dhembjen me ne , gjithe miqte dhe dashamiret e znj.Nexhmije per t’iu permbajtur protokolit familjar.
ME RESPEKT,
FAMILJA PAGARUSHA-Mulliqi.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019