Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 08.08.2020 08:49

​Federata e Shëndetësisë të mërkurën vendos për vendime sindikale

Prishtinë | 06/12/2019 15:19

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka vendosur që të mërkurën të mbaj mbledhjen e këshillit drejtues, ku do të merret vendimet lidhur me veprimet sindikale pas dërgimit të Ligjit mbi Pagat në sektorin publik nga ana e Avokatit të Popullit në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.

Sipas njoftimit ky vendim është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshmen të kryesisë së federatës.

Federata thotë se ky vendim është marrë pas marrëveshjes me SBASHK dhe SPK, ku është vendosur që deri të martën t’i jepet hapësirë dialogut social.

“Deri në mbledhjen e Këshillit Drejtues lutet anëtarësia e gjerë e FSSHK-së që të mos bie pre e manipulimeve të cilat vijnë nga qarqet e ndryshme politike dhe parapolitike. Për çdo lëvizje apo veprim sindikal do të njoftoheni me kohë”, thuhet të komunikatë./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress