Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 27.03.2023 04:39

    ​Gjilani ndërton shtëpinë e 16-të për familjet në nevojë

    Gjilan | 24/09/2015 17:28

    Familja gjashtë anëtareshe e Fatmir Jusufit nga Gjilani, e cila ka jetuar në gjendje të mjerueshme të banimit, nga sot e tutje do të bëjë jetë me dinjitoze, ngaqë në bashkëpunim me donatorin, familjen Bajrami, si dhe Komunën e Gjilanit ia kanë ndërtuar shtëpinë e re moderne.

    Çelësat zyrtarisht ia dorëzoi familjes Jusufi kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe donatori, Lulzim Bajrami.

    Në një fjalën e rastit, kryetari Haziri tha se fondi për banim social në Gjilan është treguar jashtëzakonisht i suksesshëm falë donacioneve dhe solidaritetit të madh të qytetarëve.

    Ndërkaq donatori, Lulzim Bajrami, është shprehur i lumtur që kësaj familje ia mundësuan të jetojë në kushte të mira të banimit.

    Nga ana e tij, kryefamiljari Fatmir Jusufi ka falënderuar kryetarin Haziri dhe donatorin Lulzim Bajrami për ndërtimin e shtëpisë, duke i nxjerrë nga gjendja e mjerueshme e banimit.

    Kryetari Haziri ka paralajmëruar se gjatë këtij viti do të përfitojnë edhe 4 familje me ndërtim të shtëpive me çelësa në dorë, që e çon në 20 numrin e shtëpive të ndërtuara pas organizimit të gala mbrëmjes humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, apo tetë më shumë se që ishin premtuar në këtë mbrëmje.

    Përveç kësaj, nga aksioni humanitar kanë përfituar 40 familje në meremetim të shtëpive, ndërkaq 37 të tjera në pagesë të qirasë./KosovaPress/

    Loading...
     
     

    Shpërndaje


    Artikuj të sponzorizuar

    Më shumë nga KosovaPress