Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 27.02.2020 06:38

​Grenell nis takimin me Kurtin

Prishtinë | 23/01/2020 10:38

I dërguari i posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograd i presidentit Donald Trump, ambasadori Richard Grenell po zhvillon një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Atë po e shoqëron edhe ambasadori amerikan në vendin tonë, Philip S. Kosnett.

Grenell po qëndron në Kosovë ku mbrëmë ka pasur një takim edhe me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, ndërsa pas takimit me Kurtin, ambasadori amerikan do të qëndrojë edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës ku do të pritet nga Isa Mustafa.

Krijimi i qeverisë pritet të jetë njëra nga temat që do të diskutohet, ashtu sikurse edhe dialogu dhe çështja e taksës për produktet serbe dhe boshnjaku./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress