Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 29.03.2020 05:42

​​ Haradinaj: Do t’i afrohem sërish besimit të popullit

Prishtinë | 19/07/2019 17:36

Javën e ardhshme do të udhëtojë për në Hagë, pasi atje pritet të intervistohet nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës së Specializuar.

Por, këtë ka vendosur ta bëjë jo si kryeministër, pasi Ramush Haradinaj sot dha dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të Qeverisë.

Mes emocionesh, Haradinaj në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se në Hagë do të përballet ashtu siç e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar.

Ndonëse dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Qeverisë, Haradinaj bëri të ditur se në zgjedhjet e lira do të kandidojë së bashku me subjektin që ai e udhëheq.

“Sapo e informova Qeverinë, pastaj do t’i informoj edhe institucionet tjera edhe partnerët politik, se kam dhënë dorëheqje të parevokueshme prej funksionit të kryetarit të Qeverisë. Pra, nga ky moment jemi në dorëheqje si Qeveri. Arsyja është që jam ftuar të intervistohem si i dyshuar nga Dhomat e Gjykatës së Specializuar. Javën tjetër do të kem paraqitje dhe kam vlerësuar që nuk muj me u paraqit si kryetar i Qeverisë atje, por si një qytetar, si Ramush Haradinaj, si kryetar i Qeverisë në dorëheqje. Pra  me e rujtë nderin e kryetarit të Qeverisë dhe të shtetit, kam mëndu se është e drejtë me e marrë këtë vendim”, tha ai.

Duke folur për atë se ftesa e Gjykatës Speciale erdhi për të në një kohë të rëndësishme për Kosovën, kur ka stagnuar edhe dialogu me Serbinë, Haradinaj tha se është me rëndësi që Kosova është  shtet sovran dhe i paprekshëm në vlerat e veta.

Të ndodhur përballë kësaj situate, ai nuk harroj të porosisë se lidershipi kosovar duhet të bëjë kujdes në ofrimin e ofertave të saj.

Ai bëri të ditur se qeveria në dorëheqje do t’i kryejë punët e veta deri në forimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve të lira.

Për këtë, tha se është presidenti i vendit Hashim Thaçi, ai që duhet të caktojë datën e zgjedhjeve. Teksa ka bërë të ditur se do të garojë në zgjedhje së bashku me subjektin që ai e udhëheq.

I pyetur për emocionet e tij gjatë kumtimit të këtij vendimi, Haradinaj ka mohuar t’i kenë shpëtuar lotët.

Krejt në fund, Haradinaj përsëriti se vendi duhet të bëhet gati për zgjedhje.

Krejt në fund, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, tha se vlerëson që është e drejtë që mandati t’i kthehet sovranit, pasi është populli ai që vendosë se di duhet të veprohet më shumë./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress