Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 26.09.2020 11:35

​Haradinaj: Duhet të faturohet pazotësia për formimin e institucioneve

Prishtinë | 08/12/2019 17:02

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka quajtur të çuditshme deklaratat e dy partive të cilat po pretendojnë të formojnë qeverinë.

Sipas tij, LDK e LVV  nuk duhet të abuzojnë me situatën në vend dhe në rast të dështimit të arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës, duhet të faturohet pazotësia për formimin e institucioneve.

Ai këto komente i bëri me rastin e deklarimeve të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, se vendi mund të shkojë në zgjedhje në rast se dështon marrëveshja me LDK-në.

"Mendoj që duhet të bëhet kujdes, që mos të abuzohet me gjendjen në vend. Kosova është lavdëruar për zgjedhjet më të mira që i ka mbajtur. Është mirë të ndërtohen institucionet. Një qasje e tillë, imponuese ose kërcënuese ndaj njëri-tjetrit që dëgjojmë te partnerët potencialë të qeverisjes së ardhshme më duket e çuditshme. Unë kam krijuar qeveri dy herë më 2004 dhe 2017, e di se më është dashur të jem shumë i kujdesshëm të akomodoj palë, partnerë, parti politike. Mendoj që kushdo që është mandatar zyrtar duhet të bëjë kujdes për shkak se i faturohet pazotësia për t’i krijuar institucionet. Pra, nuk mund të shpëtosh pa dënimin që të jep populli nëse t’u ka dhënë mundësia që të krijosh institucionet, dhe nuk i krijon ato”, u shpreh Haradinaj.

Në rast se kjo marrëveshje arrihet, Haradinaj tha se nuk e kanë definuar rolin e tyre si opozitë, megjithatë në rast se ka ngecje, atëherë se do ta shqyrtojnë atë për të mirën e Kosovës./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress