Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 20.02.2020 05:09

​Haradinaj: Marrëveshja për linjën ajrore nuk e cenon sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit

Prishtinë | 22/01/2020 15:13

​Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj deklaroi sot se marrëveshja e disa ditëve më parë për linjën ajrore mes Kosovës dhe Serbisë nuk e cenon sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit dhe se kjo marrëveshje nuk e largon taksën 100 përqind, e as nuk ndërlidhet më të.

Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë tha se në implementimin e kësaj linjë ajrore mund të njihen edhe dokumentacionet e Kosovës në mënyrën e njëjtë si me Sllovakinë dhe Greqinë, shtete këto që se njohin Kosovën.

I pari i ekzekutivit, i cili është edhe kryetar në dorëheqje i AAK-së, foli para gazetarëve edhe për gjendjen aktuale politike, ku përsëriti se e ata do të qëndrojnë në opozitë dhe se nuk do t’i bashkëngjiten Lëvizjes Vetëvendosje në qeverisje. Kësaj të fundit, Haradinaj tha se pa një marrëveshje politike nuk mund t’ia votojë qeverinë e pakicës.

“Arritja e një marrëveshje për një fluturim direkt nga Beogradi në Prishtinë nuk ndryshon në statusin tonë, në sovranitetin tonë, në atë se kush jemi ne...hapësirë tonë ajrore ende nuk  e kemi në zotësi, atë hapësirë e kontrollon  NATO dhe me marrëveshjen me NATO-n ajo kalon tek ne, por ajo ditë ende nuk  ka arritur për shkak  të sigurisë dhe ne jemi më të sigurt që e mban NATO...nuk është kthim prapa as në sovranitet e as në pavarësinë e Kosovës, pra është gjuhë e biznesit në këtë rast që përdoret  për një fluturim nga një vend në një vend tjetër”, tha ai.

Duke kërkuar implementimin e rezultatit zgjedhor të 6 tetorit, Haradinaj tha se përgjegjësia kryesore për formimin e institucioneve bie mbi partinë fituese, Lëvizjen Vetëvendosje. Derisa u shpreh kategorik kundër çfarëdo bashkëpunimi me liderin e kësaj partie.

Për dallim prej Kurtit, Haradinaj u shpreh i gatshëm që takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

I pyetur për mundësitë e votimit të qeverisë së pakicës, Haradinaj tha se në politikë nuk ka asnjë votë pa një marrëveshje politike.

Përkundër kritikave karshi Kurtit, Haradinaj e vlerësoi gatishmërinë e tij që edhe pa marrëveshje politike të marrë mandatin për kryeministër.

Të gjitha këto deklarata, Haradinaj i tha pas mbledhjes së Qeverisë, ku mori një sërë vendimesh, prej të cilave i ndau një shumë prej 58 mijë eurosh për punonjësit e rezidencës së familjes Rugova./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress