Ai në një intervistë për RTK, ka lutur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe kryeparlamentaren Vjosa Osmanin, që mos ta heq taksën, pasi siç ka thënë ai njohja e Serbisë do të vijë brenda një viti dhe nëse hiqet taksa, ka pyetur se me çka do të kushtëzohet Serbia?
Haradinaj po ashtu ka deklaruar se sapo ka vendosur taksën 100% ndaj produkteve serbe, Serbia ia ka ofruar reciprocitetin si mundësi për heqjen e taksës, por se ai këtë e ka kundërshtuar dhe do të vazhdojë ta kundërshtojë.
“Suspendimi taksës është e mjaftueshme më njëlloj premtimi që Serbia nuk i bënë Kosovës pengesa. Është gabim. Nëse ti nuk e respekton vetën, askush nuk të respekton ty”, tha Haradinaj dhe ka shtuar se më mirë është më thënë, “e heqim taksën anëtarësona në NATO”.
Ai ka pohuar se askush nuk është më besnik se ne për Amerikën dhe në raport me Serbinë, duhet të dëgjohet fjala e Kosovës, pasi është Serbia ajo që mban lidhje me dy kundërshtarët e Amerikës, Rusinë dhe Kinën, dhe blen armatime nga to.
“Kosova është më besnikja e Amerikës në botë. Kurrë nuk ka tentuar me filtruar me ndonjë armik të Amerikës. Amerika nuk duhet të jetë neutral mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi shtet i vogël, por ne kurrë nuk kemi kalkuluar as nuk kalkulojmë për Amerikën, kur është fjala edhe me dal kundër Rusisë e Kinës”, tha ai.
Reagimi i ish-kryeministrit Haradinaj vie pas deklaratës së dy liderëve institucional, Kurtit dhe Osmanit, se do ta heqin taksën dhe do të vendosin reciprocitet të plotë ndaj Serbisë./KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019