Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 27.02.2020 06:39

​Haradinaj: Vrasja e policit, lajm i dhimbshëm

Prishtinë | 29/01/2020 13:35

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vizituar policin Artur Mrasori, i cili gjendet në Klinikën Intensive, i lënduar mbrëmë gjatë aksionit antidrogë në Zhur të Prizrenit.

Haradinaj ka shprehur ngushëllime për policin e vrarë Sami Thaçi, derisa tha se ky është një lajm i dhimbshëm për vendin.

Haradinaj u zotua se do të jenë bashkë për të ofruar kujdes për policin, i cili u lëndua gjatë këtij aksioni.

I pyetur për sigurimet shëndetësore për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, kryeministri në detyrë tha se ato duhet të bëhen.

Në mbledhjen e qeverisë të thirrur sot, ai tha se do të marrin vendim për ndarjen e një shume për familjarët e policëve të rënë në detyrë.

Mrasori është plagosur mbrëmë në Zhur të Prizrenit gjatë një aksioni bastisjeje në një shtëpi të këtij fshati. Nga shpërthimi i eksplozivit, vdekjen e ka gjetur kolegu i tij Sami Thaçi, si dhe është lënduar një polic tjetër dhe një fëmijë./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress