Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 10.08.2020 03:40

​Hekuran Murati ka një kërkesë për Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK-në

Prishtinë | 08/12/2019 18:34

Foto nga arkiva

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kërkuar nga partnerët për koalicion qeverisës LVV-LDK që të heqin dorë nga kushtëzimet në bisedime për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook thotë se qeveria e re është dashur të formohet para dhjetë ditësh, por për shkak të mos pajtimeve për postin e presidentit një gjë e tillë nuk ka lejuar arritjen e marrëveshjes.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:    

Po hyjme ne vitin 2020 pa buxhet te miratuar.

Qe 10 dite eshte dashte tashme me e pase Qeverine e re dhe me fillu zgjidhjen e problemeve te shumta e emergjente qe na presin.

Por ne vend te kesaj, na eshte imponuar nje problem, i paqene, qe pengon formimin e Qeverise - percaktimi per postin e Presidentit, dicka qe ndodhe tek ne vitin 2021.

Leni kushtezimet, e t’ja fillojme punes!

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress